Pa me sytë e saj kur nëna i qëlloi babin/ Zbardhet dëshmia e të miturës: Mami nxori pistoletën dhe… Ish-partneri i shqiptares: Nuk ishte mirë mendërisht!

12/11/2021 13:14

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mbeti i plagosur mjeku okulist i njohur grek, Jorgos Neos, ka dhënë dëshminë e saj edhe vajza e çifit.

13-vjeçarja që është edhe dëshmitarja okulare, e cila u bë edhe shkak i ngjarjes së rëndë, në praninë e psikologes ka treguar situatën e tensionuar që mbizotëronte mes prindërve të saj.

Mediat greke shkruajnë se e mitura dyshohet se ka thënë se nëna e saj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 4 herë të atin në bark.

Katër plumba u hoqën nga trupi i okulistit, gjatë një operacioni të gjatë dhe ndërlikuar. Mjeku 68-vjeçar u qëllua pasditen e djeshme nga ish e dashura e tij shqiptarja 49-vjeçare, Kodiana Çelo. Mjeku okulist mbetet në gjendje kritike për jetën, por mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë.

Deklarime për këtë ngjarje ka dhënë edhe ish-partneri i Klodiana Çelos, i cili ka treguar se prej kohësh ajo nuk ishte mirë mendërisht dhe madje kishte shkuar aq larg sa kishte hedhur në gjyq gjithë të afërmit se kujtonte se kishin punuar kundër saj.

“Klaudia është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë isha partneri i saj dhe një burrë që i qëndrova shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit, ndërkohë që mjeku grek kishte kërkuar kujdestarinë e fëmijës. Që atëherë gjendja e saj mendore ka qenë e rënduar. Madje ajo është kthyer kundër meje me dhunë dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe me njerëz të tjerë. Ajo hodhi në gjyq gjithë botën, policinë, babain, nënën e saj, mua, motrën e saj, të gjithë. Ajo mendonte se ne të gjithë kemi punuar së bashku. Kishte një obsesion që kalonte çdo kufi”, tha ish-partneri i saj.

FOTO GALERI
5/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA