Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut.

Policia njofton se një makinë ka përplasur një patrullë të Policisë Rrugore dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta efektivi Alban Tafili, 31-vjeç.

Aktualisht ai ndodhet për mjekim në urgjencën e Laçit, por pritet të dalë nga spitali dhe të japë sqarime për ngjarjen.

“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut,  automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T”, bën me dije policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel