
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë.
Një grua me origjinë nga Shqipëria ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin e saj, i fundit ky që është shoqëruar në spital dhe po lufton për jetën.
Mediat fqinje shkruajnë se gruaja, autorja kryesore e dyshuar e ngjarjes është arrestuar nga policia, dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.
Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën e cila dërguan në rajon autoren dhe në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën viktimën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel