Zyrtare/ Elbasani kthen Rubin Hebajn në Kategorinë Superiore
Kanwal nga Sydney në Australi ka kërkuar së fundmi dëbimin në Indi të bashkëshortes së tij Naina pasi ajo ka bërë kërkesën për divorc duke e quajtur “impotent që nuk e bën dot të lumtur”.
Naina gjithashtu ka ngritur një padi ku kërkon që burri të paguajë pajën e martesës.
Kanwal e Naina ishin prezantuar disa vjet më parë nga familjarë të tyre dhe më pas u martuan, por këtë vit martesa e tyre u prish dhe gjërat u bënë shumë më të zymta.
Naina kërkon kthimin e pajës së martesës së paguar nga familja e saj.
“Unë dua vetëm të më kthejë atë që prindërit e mi paguan për këtë martesë”, thotë Naina.
Por Kanwal, nga Sydney, thotë se kërkesaqt e gruas së tij janë ato që shkaktuan dhe krisjet në martesën e tyre, raporton rrjeti vendas 9 Now.
Ai thotë se gjërat u përkeqësuan kur Naina mori dokumentin e saj të rezidencës në Australi, kur dhe kishte marrë telefonata akuzuese nga të afërmit e gruas teksa po vizitonin vendin e tyre të origjinës Indinë.
Kanwal tha: “Duke më thënë se jam impotent dhe se nuk po bëj të lumtur Naina, ata më kërcënuan se do të më padisin. Unë u shokova”.
“Dhe duhet t’ju them që nuk jam impotent.”
Impotenca është një nga shkaqet ose justifikimet më të shpeshta për divorcet në Indi, dhe kjo ishte dhe argumenti kryesor i Naina për padinë e divorcit ndaj bashkëshortit të saj.
Më pas në kërkesa u shtuan dhe pagesat për pajën e martess.
Kanëal u detyruar të largohej nga vendi për t’iu shmangur policisë.
Kur ai u kthye në Sydney burri mori një dokument nga doktori që tregonte se nuk kishte probleme shëndetësore apo fizike.
Padia ndaj Kanëal përfshinte një listë kërkesash për të cilat urdhërohej të paguentë kompensim.
Por burri nga Sydney tha se ishte skeptik për kërkesat dhe se familja e tij mund të humbisnin shtëpinë në Indi për të paguar kompensimin.
Naina aktualisht është kthyer në Australi dhe jeton në Melbourne. Kontestimi vazhdon.
Top Channel