Dibër – Dy persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Një 43-vjeçar, i identifikuar si G.Ç., banues në Maqellarë është vënë në prangat e policisë së Dibrës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë H.B., 66 vjeç, banues në Mamurras, pasi në aksin rrugor “Burrel-Shkopet”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg.l, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e rasteve të krimeve mjedisore , specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :

D.K., 59 vjeç, N.E., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.

B.R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në shtratin e lumit Drini i Zi, dyshohet se nxirrte inerte, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel