‘Jemi drejt fundit’/ 3 organizata të Bujqësisë në Lushnjë kërkesë qeverisë, nga kompensimi i fermerëve e deri te laboratorët e certifikuar

09/11/2021 10:59

Tre organizata të Bujqësisë në Lushnjë kanë kërkuar ditën e sotme një takim urgjent për të firmosur kërkesën drejtuar qeverisë për ndryshim të paketës fiskale për bujqësinë, fillimisht duke u nisur me kompensimin e fermerëve për njësi të prodhimit dhe barazim të TVSH shitje-blerje.

Këto do të sjellin sipas tyre formalizim të sektorit të bujqësisë i cili do të siguronte të ardhura në buxhet për të mbuluar subvencionet.

1 kërkesë pezullimi e tyre është 10% e plehrave që do të vendoset në janar 2022.

Eksportuesit kërkojnë incentive për çdo tral të eksportuar sepse biznes i tyre është biznes me risk për shkak të konjekturave të çmimit dhe për faktin se mbi eksportuesin bie çdo pasojë e cilësisë së produktit.

Më tej, shoqatat kërkojnë laborator të certifikuar për të garantuar cilësi të imputeve dhe të produkteve të prodhuara, pasi siguron ushqimin për popullatën.

Sipas tyre, ata nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa kushte të barabarta si rajoni në ligjshmëri dhe subvencion sepse jemi i njëjti treg.

Tre organizatat e Bujqësisë, ajo e eksportuesve shqiptarë të fruta perimeve, këshilli agrobiznes shqiptar dhe sindikata e fermerëve të bashkuar janë në pritje të një reagimi nga ana e qeverisë.

Një zonjë që është përfaqësuese e shoqatës së eksportuesve, para kamerave tha se të gjithë janë mbledhur për të njëjtin qëllim: “Jemi mbledhur sonte shoqata e eksportuesve të bujqësisë shqiptare, jemi të gjithë për një qëllim, jemi njerëzit që e duam më shumë bujqësinë. Heqja e 6% te ne është një gjobë e rëndë, diçka që na dhemb shpirti. E shikojmë që vitet e fundit që është hequr 20% i parë ka pasur vetëm minuse. Shumë sera i kemi bosh, shumë fermerë nuk mbajnë më. I bëjmë thirrje dhe kemi shkruar një listë”.

“Arsyeja jonë është e thjeshtë. Po bën dy vjet që bujqësia ka rënë dhe baza e bujqësisë jemi neve. Meqe nuk ikën eksporti dhe ne jemi të lidhur me njëri tjetrin interesat janë të përbashkëta, po bën dy vjet që neve si femerë na ka rënë vit pas vit dhe sezon pas sezoni jemi në rënie dhe kjo na bashkon me interesa të përbashkëta për subvencionimet, rimbursimet për ne që të ringrihemi. Ne kemi shkuar në pikë të fundit dhe nuk mund të ngrejmë më serat dhe jemi duke braktisur serat. Nëse nuk do vejë dorë sa më parë Shqipëria ne jemi drejt ikjes dhe mbarimit. Qeveria të kthejë sytë nga ne fermerët”, tha një tjetër përfaqësues.

Drejtuar qeverisë në emër të fermerëve ai shtoi: “Nëse nuk do plotësohen pikat tona ne do bëjmë protestën derisa qeveria të kthejë sytë nga ne. Pika kryesore është 100 lekshi për kile me të vjetra dhe rimbursimi i pikave me të eksportit, me 20% e tvsh”.

Më poshtë, kërkesa drejtuar qeverisë:

FOTO GALERI
1/7

Top Channel