Katër makina janë përfshirë në një aksident, mesditën e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, në Vlorë.

Sikurse shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa raportohet se edhe një grua ka mbetur e plagosur. Kjo e fundit ka marrë dëmtime të lehta.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e një prej makinave tip “Hunday”, e cila është përplasur fillimisht me makinën tip “Ford” dhe më pas me dy makina të tjera që kanë qenë të parkuara.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA