Dëshmitarët e koncertit tragjik në SHBA: Ishte ritual satanik, ndjemë shpime gjilpërash (fotot)

09/11/2021 15:45

Pjesëmarrësit e koncertit tragjik të reperit Travis Scott ku 8 njerëz humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, kanë thënë së fundmi se performanca ishte një “ritual satanik” dhe se pjesëmarrësit ishin sulmuar me shiringa.

Scott shihte sesi fansat e tij binin përtokë teksa mjekët përpiqeshin t’i ndihmonin të premten që shkoi, por nuk ndalonte shfaqjen.

Dhe në fakt ai vijonte me një “kreshendo” të muzikës e imazheve okulte për afro 30 minuta deri sa tragjedia nisi të bëhej e qartë.

Një prej dëshmitarëve tha dje për rrjetin TMZ: “Ishte si një koncert në ferr, nuk merrje dot frymë, nuk shikoje dot nga sytë. Në atë turmë askush nuk mund të shikonte, nuk dëgjoje dot se cilit i binin të fikët. Dhe të gjithë të tjerët i shkelnin me këmbë gjatë gjithë koncertit”.

“Kishte aq shumë trupa të shtrirë përtokë. Njerëzit tërhiqnin jashtë ata që u binin të fikët. Ata u bënin frymëmarrje artificiale por fytyrat e tyre ktheheshin në ngjyrë blu. Nuk kam parë kurrë vdekjen nga kaq afër. Njerëzit ulërinin për ndihmë. Thërrisnin nga këngëtari për ndihmë, por ai vazhdonte performancën, ishte djallëzore”, citon deshmitaret rrjeti i showbiz Gatewaypundit.

Në një prej videove të ngjarjes Scott shihet duke parë mjekët që mbajnë një viktimë të audiencës por ai vazhdon të këndojë.

Një ditë më vonë Scott tha se “nuk e dinte” se kishte njerëz në rrezik.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster, përballet me disa padi të anëtarëve të audiencës që u plagosën.

Dhe në fakt skenografia e koncertit të Scott ishte “mali i ferrit” dhe një sy gjigant që shikon nga publiku.

Të tjerë dëshmitarë thanë se kishin ndjerë shpime gjilpërash në qafë gjatë performancës.

“Një roje sigurie që punonte në event ndjeu një shpim në qafë nga një sulmues i panjohur, teksa përpiqej të ndalonte një qytetar dhe menjëherë humbi ndjenjat.  Mjekët e risollën atë në vete me mjekimin anti-opiate NARCAN … ata e panë se ishte shpuar në qafë me shiringë,” shkruan TMZ.

Imazheria e përdorur në postarat dhe skenografinë e koncertit famëkeq tregonte njerëzit që thitheshin në një “tjetër univers” dhe simbole që shpesh lidhen me kultin satanik “Iluminati,” që zakonisht konsiderohet nga media si “teori konspiracioni.”

Trupat e tetë viktimave të koncertit janë nderkohe duke kryer autopsinë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

FOTO GALERI
8/8
Memorial per viktimat e kocertit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA