Rama pret në zyrë senatorët dhe kongresmenët amerikanë, publikon fotot e Kim me 2 gishtat lartë
08/11/2021 12:26
Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij senatorë dhe kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim.
Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë, ndërsa Rama shkruan bashkangjitur fotove se miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve po forcohet dita ditës.
“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama, ndërsa shihet se iu ka dhënë edhe disa dhurata të ftuarve të tij!
Top Channel