Erozion toke dhe stuhi të fuqishme/ Ndryshimi klimatik rrezikon banorët pranë liqenit në Chicago

07/11/2021 23:01

Në Illinois të Chicagos banorët pranë Liqeneve të Mëdha, një ekosistem ujërash ku pesë liqene bashkohen më njëri-tjetrin, rrezikohen nga ndryshimi klimatik.

Ky ekosistem dhe përbën rreth 20%  ujërave të ëmbla në botë, ndërsa niveli i ujit në të ka pasur gjithmonë luhatjet e veta  gjatë dekadave, por ndryshimi klimatik i ka nxjerrë edhe më shumë në pah pasojat e natyrës.

Banorët kanë filluar të instalojnë barriera për uraganet, ndërsa shenjat e erozionit të tokës po shfaqen çdo ditë e më shumë.

Stuhitë e dimrit janë shumë më të rënda, erozioni po bëhet më i dukshëm dhe dallgët janë bërë edhe më të mëdha. Dhe në afatgjatë disa prej këtyre ndryshimeve do jenë shumë më të vështira për tu kontrolluar.

Do të kemi dy probleme përpara nesh. Do të shohim më shumë shkatërrim të vijës bregdetare dhe më shumë përmbytje në zonë. Banesat e zonës rrezikohen shumë prej fenomeneve në të ardhmen. Ndërsa disa prej tyre kanë filluar ta ndjejnë që tani”, shprehet Aaron Packman, drejtor në Institutin Kërkimor të ujërave.

Në zonë kanë ndërhyrë edhe Trupat e Gardës, duke vendosur dyer të blinduara për të përballuar stuhitë e dallgëve si dhe grila alumini tek dritaret, për uraganet shprehet një banor i zonës. Ndërsa një tjetër banore shprehet se po jetojnë prej disa vitesh me fenomenin e përmbytjes së shtëpive e tyre, që ka filluar të bëhet edhe më i shpeshtë.

Disa prej banorëve të zonës kanë filluar shpërnguljen për shkak të pasigurisë së krijuar nga natyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA