(Pamjet nga vendngjarja) Ja ku u gjend i vrarë biznesmeni/ Ruzhdi Hoxha ishte groposur nën gurët e një gremine në Qafë Mollë

06/11/2021 15:47

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ditën e sotme policia gjeti trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur që prej datës 20 tetor.

Gazetarja Anila Hoxha ndodhet pranë zonës ku është është gjetur sot trupi i pajetë i biznesmenit dhe ka bërë të mundur sigurimin e pamjeve të vendngjarjes, ku policia ende po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Biznesmeni Hoxha u rrëmbye dhe u vra, e më pas u gropos nën gurët e një greminë në zonën e Qafë Mollës, pas Malit të Dajtit.

Autori kryesor i dyshuar i kësaj ngjarje, Fredi Rrushi është i arrestuar tashmë, ndërsa rezulton që është personi i fundit që ka takuar biznesmenin.

Ai pretendon se e ka lënë Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij, në zonën e 3-shit në Tiranë dhe më pas është larguar me automjetin e tij drejt banesës.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti sapo është larguar nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Policia tha se trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA