Është koha për të dhënë llogari për mashtrimet dhe vjedhjet që kanë bërë Call Center-at në vendin tonë, është shprehur deputeti socialist, Erion Braçe, pasi Top Channel raportoi se SPAK ka vënë nën hetim 13 kompani.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Braçe ka publikuar një dokument të vitit 2018, kur drejtonte Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Në komision, ai fliste për “80 subjekte që shërbejnë si call center në territorin e Republikës së Shqipërisë, por që në fakt u shërbejnë skemave mashtruese për shtetasit e vendeve të tjera. Është një veprimtari e palicensuar, që përbën shkelje të rëndë penale” dhe kërkonte hetim. Por, shkruan Braçe. “mashtrimi jo vetëm që ka vijuar por është bërë masiv dhe ka goditur Gjermaninë e Holandën”.

“Tani është koha për të dhënë llogari AMF, SHISH, policia, drejtoria e Parandalimit të Parave të Pista dhe të tjera agjenci të cituara në dokument”, thotë socialisti.

E njohur si Cyber Trading, sipas dyshimeve investitori hap në faqen e ofruesit një llogari bankare, duke paguar të punësuarit nga 250 deri në 300 euro. Më pas, klientët kontaktohen nga specialistët tregtarë që janë të trajnuar në fushën e tregtisë nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë ose përmes telefonit dhe medias sociale, se do t’i investojnë paratë e tyre në instrumente financiare.

Në mënyrë tipike llogaritë u vihen në dispozicion financiere të rremë, agjentë dhe ndihmës për kryerjen e pagesës. Më pas paratë ndahen brenda një rrjeti dhe të investuar në pastrimin e parave që është vënë në shërbim të gjithë platformës. Në këtë sistem të padepërtueshëm dyshohet se ndodhen shoqëri, që kanë ndikim mbi operatorët nëpërmjet platformës tregtare dhe që mbledhin paratë.

Përgjithësisht autorët e krimit dyshohet se veprojnë me një personalitet të madh dhe me një energji te madhe kriminale.
Supozohet se mes 13 call center-ave qe kërkohet hetimi dhe gjetja e IP të tyre ka një numër te madh autorësh që veprojnë në mënyrë hierarkike.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA