Vota elektronike, nuk është prekur/ Verifikimi i KQZ tregoi se votimi tradicional u manipulua nga komisionerët

02/11/2021 15:01

Pjesë e hetimit të 519 kutive të përzgjedhura nga KQZ në mënyrë rastësore janë edhe 32 qendra votimi ku qytetarët për herë të parë në njësinë 10 në Tiranë votuan përmes pajisjeve elektronike.

Nga rivlerësimi votimit elektronik përmes kuponave që nxirrte pajisja për çdo votues  nuk është evidentuar asnjë problem.

Kjo konfirmon efikasitetin e këtij lloj votimi,  pamundësinë e manipulimit dhe tjetërsimit të votës nga njëri kandidat në tjetrin.

Në 519 kutitë e rinumërua nga KQZ që i përkisnin 12 qarqeve doli në pas tjetërsimi votës preferenciale nga njëri kandidat tek tjetri.

Partisë Demokratike  i ishin shënuar 118 vota më pak ndërsa PS 70 vota.

Rasti më flagrant u zbulua në kutitë e votimit të Shkodrës nga ku kandidatit demokrat Zef Hila iu dhanë padrejtësisht 104 vota të vjedhura nga numëruesit kandidatit Helidon Bushati.

Kryesocialistit Edi Rama në Durrës  i janë hequr padrejtësisht 11 vota, ndërsa krye-demokratit Lulzim Basha numëruesit janë munduar ti shtojnë 13 vota më shumë.

Sali Berishës numëruesit i vodhën 21 vota.

Damian Gjiknurit i akuzuar nga opozita për tërmet zgjedhor në Dibër, më 25 Prill në Vlorë i janë vjedhur 39 vota.

Numëruesit e Elbasanit i shtuan kandidatit demokrat Lefter Gështenja 116 vota duke ia hequr një tjetër demokrati  Ardian Zenelit.

Numëruesit e një qendre votimi në Kashar i vodhën kandidates socialiste  Belinda Ballukut 36 vota duke ia kaluar Eduard Shalsit.

Fatmir Xhafajt i  ishin hequr 46 vota dhe kaluar kandidatit  Ylli Shehu.

Në dy qendra votimi në Gjirokastër u zbulua se  kandidatit  Bledi Çuçi I ishin shtuar 42 vota por në një tjetër qendër votimi iu vodhën 22 vota.

Në ditët në vijim krye-komisionerit  shtetëror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi  do të shqyrtojë raportin e këtij hetimi zgjedhor dhe vendosë sanksionet për numëruesit të cilët paçka sanksioneve të forta ligjore nuk e frenuan vjedhjen e votave.

 

TABELA

GRABITJA VOTËS PREFERENCIALE

Edi Rama 11 vota më pak

Lulzim Basha 13 vota më pak

Sali Berisha 21 vota më pak

Damian Gjiknuri 39 vota më pak

Belinda Balluku 36 vota më pak

Fatmir Xhafaj 46 vota më pak

Bledi Cuci 22 vota më pak

Ardian Zeneli 116 vota më pak

Helidon Bushati 104 vota më pak

Top Channel