Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën e fundit nëse zgjedhjet vendore të 2019 ishin të ligjshme apo jo.

Nga sot ajo ka kohë deri në 30 ditë për të vendosur për fatin e kryebashkiakëve të dalë nga ky proces. Cilido që të jetë vendimi i 7 gjyqtarëve kushtetues skenari i zgjedhjeve të parakohshme lokale të pakten në 6 Bashki të mbetura pa kryetar të zgjedhur duket i pashmangshëm. Në pritje të vendimit përfundimtar Kushtetueses, socialistët kanë marrë masa për një përballje lokale parakohe ndryshe sa ndodh me demokratët të cilët nuk kanë ende një përgjigje.

Pyetje nga Top Channel: Zonja Ademi nëse mbahen zgjedhje të parakohshme a do jeni ju kandidatja e PD për Shkodrën?

VOLTANA ADEMI: Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Pastaj do bazohet në procese të tjera të institucioneve që do të legjitimojnë një proces të lançuar nëse do ketë zgjedhje.

Gjyqtarët kushtetues u mblodhën pasi në tryezën e tyre mbërriti opinioni që i kishin kërkuar Komisionit të Venecias. Juristët ndërkombëtarë në dokumentin final i thanë Gjykatës Kushtetuese se ajo nuk është përgjegjëse për të gjykuar ligjshmërinë e zgjedhjeve.

Gjithashtu vlerësuan se bojkotoi i një partie politike nuk është shkak për të penguar zgjedhjet dhe se Presidenti Meta kishte tejkaluar kompetencat kushtetuese me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale.

Vendimi final i Venecias ndau palët e përfshira në proces në seancën e fundit në Gjykatë. Shoqata e Bashkive dhe Presidenca i kërkuan Kushtetueses ta injorojë opinionin e Venecias, ndërsa Ekzekutivi dhe Kuvendi i kërkuan ta marrë në konsideratë.

OPINIONI FINAL I VENECIAS

Top Channel