Efi dhe Bruno patën një takim 4 minutësh që shkoi më së miri. Gjatë këtij momenti ndërhyrje nën zë pati edhe nga Mikela apo edhe Ritvana.
Kur Efi e pyeti nëse do shkonte të bënte një tatuazh në dyqanin e saj, Bruno tha se ai e kishte zgjedhur tashmë modelin dhe ishte i gatshëm, por i kërkoi që para tij të mos çojë asnjë djalë tjetër atje.
Efi nuk ia premtoi, duke e lënë të hapur mundësinë, ndërsa i konfirmoi faktin se ajo ka pëlqime ndoshta edhe për më shumë se 3 djem.
Efi: Dëgjova një nënqeshje…
Bruno: Do dëgjosh shumë nënqeshje, sepse normalisht njerëzit këtë punë kanë.
Efi: Jo, të dëgjova ty duke qeshur kur hyra atë natë, nuk fole.
Bruno: Ajo ndodhi sepse ke shumë tipare që unë i adhuroj te një femër. Jam tepër nevrik, por vetëkontrollin e kam sërish të fortë. varet ku prek që agravohet.
Efi: Kur do vish t’i?
Bruno: Se di shumë shpejt, varet. Unë tatuazhin e kam zgjedhur.
Efi: Nuk i dihet takimi ynë i parë ndoshta do jetë aty.
Bruno: Mos çdo dikë tjetër para meje.
Efi: Atë do ta shohim nuk mund të kthej përgjigje akoma.
Top Channel