Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Reagon Policia Pas një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqen disa drejtues mjetesh që kishin bllokuar aksin rrugor Lezhë-Mamurras, për të realizuar gara sportive, ka ardhur edhe një reagim nga ana e policisë.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se është identifikuar dhe proceduar penalisht dhe është gjobitur me 150.000 lekë njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili ishte edhe organizatori i garës.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.
“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel