“Bashkëshortja ishte ngjitur me viktimën, po ndizte dritat”, gazetarja Anila Hoxha jep detaje nga ekzekutimi i ish policit në Laç

01/11/2021 21:13

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje të ekzekutimit të ish policit Xhelal Reçi në Laç.

Në emisionin “Open”, Anila Hoxha tregoi se pranë viktimës ishte gruaja, e cila po ndizte dritat e biznesit. Gazetarja tregoi se prokuroria e ka përjashtuar pistën që vrasja të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur si polic vite më parë Reçi. Ndërkaq, dy djemtë e viktimës dyshohet se kanë pasur problem me persona të njohur në zonë dhe kjo është pista kryesore ku po heton policia.

Anila Hoxha:  Kjo është vrasja e 55-të që prej 1 janarit. Mes vrasjeve të mirëorganizuara dhe kryesisht për motive droge, është vrasja e 15-të e pazbardhur, e Xhelal Reçit që ka qenë efektiv i policisë rrugore. Prokuroria dhe policia lokale e përjashtoi mundësinë e një vrasje me detyrën që ka ushtruar. Siç thuhet, automjeti i vrasësve dyshohet se është vjedhur në fshatin Mbrostar të Fierit me targa greke. Një muaj më parë është denoncuar si i vjedhur. Vazhdon e njëjta skemë, vidhet automjeti dhe targa. Shpresa e grupit të hetimit është një kamerë sigurie mes bankës dhe objektit ku viktima ishte pranë biznesit të tij dhe bashkëshortja ishte ngjitur që të ndizte dritat, kanë pasur dijeni të rutinës së përditshme të Xhelal Reçit.  Rutina ishte qartazi e dukshme për vrasësit, kanë qenë shumë të informuar.

Fëmijët e tij ka dyshime se kanë pasur problematike, konflikte. Mendohet se mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet e dy djemve me persona të tjerë. Një nga djemtë dyshohet se ka pasur një konflikt me B.M dhe E.M. Ky shtetas denoncoi një vit më parë se pati tentativë për tu vrarë. Nga ana tjetër, ka edhe një konflikt me një shtetas tjetër me inicialet Y.Ibrahimi por këto janë pista paraprake. Njëri ka qëlluar me pistoletë, tjetri nuk ka qëlluar. Dyshohet se gjithsej kanë qenë 3 persona.

Xhelal Reçi u qëllua me dy plumba mëngjesin e sotëm në biznesin e tij në afërsi të komisariatit të policisë në Kurbin, një ngjarje e cila tronditi të gjithë zonën. Familja Reçi ka në pronësi disa biznese në zonën e Kurbinit.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA