Një grup kriminal shqiptar prej 11 anëtarësh u dënuan nga një gjykatë angleze me 37 vite burg në total për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike me vlerë 1.5 milion paund.

Top Channel duke iu referuar mediave lokale angleze raporton se ky grup ngriti disa ferma kanabisi në zonën e  Ashford, Canvey Island dhe Hertfordshire në hapësirën kohore Gusht 2019-Gusht 2020.

Të dunuarit e këtij grupi në gjykatën Maidstone Crown Court janë.

Fation Perhati, 29 vjeç , dënuar 3 vite e 6 muaj burg.

Ylber Perhati, 39 vjeç , dënuar 5 vite burg.

Klevis Prenga, 32 vjeç,  dënuar 4 vite burg.

Brooklyn Selita, 19 vjeç , dënuar 5 vite burg.

Doris Perhati, 25 vjeç, dënuar 5 vite e 3 muaj burg.

Hekuran Perhati, 34 vjeç, dënuar 5 vite e 7 muaj burg.

Ndue Paluca, 30 vjeç dënuar 10 muaj burg.

Dashmair Disha, 35 vjeç, dënuar 10 muaj burg.

Kejvi Leba, 21 vjeç dënuar 1 vit e 5 muaj burg.

Adrian Toma, 24 vjeç, dënua 1 vit e 7 muaj burg

Drilon Dishi, 37, pranoi akuzat për shitje kanabisi.

Olsin Perhati, 21 vjeç u gjet jo fajtor për akuzat e ngritura.

Gjatë një operacioni u sekuestruan 485 rrënjë kanabis.

Hetimi u ndërmor drejtoria e krimeve në policinë e  Kent dhe Essex Serious Crime Directorate.

Ky grup u zbulua pasi u arrestua Drilon Dishi,tek sa udhëtonte në autostradën M20 afër Maidstone.

Në makinë u gjet një bllok me emrat e bashkëpunëtorëve shqiptarë.

Nga kontrolli shtëpisë Dishit iu gjetën £25,560.

Policia zbuloi se  Doris, Ylber dhe Fation Perhati, punuan për ta shndërruar një magazinë në fermë kanabisi.

Brooklyn Selita, Adrian Toma, Kejvi Leba dhe Klevis Prenga punuan për ngritjen e një tjetër ferme kanabisi   nën pronësinë e britanikut David Toal.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA