Pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’, Paloma ka rrëfyer në ‘Fan Club’ se Semi dhe Donaldin janë personat me të cilët nuk shkonte mirë!

Kjo gjë u vu re edhe në daljen e saj nga shtëpia, ku konkurrentja nuk i përshëndeti dyshen Semi-Donaldi dhe për këtë e ka një shpjegim: “Pse duhet të shtirem! Përderisa nuk jam një person preferencial për ta dhe anasjelltas nuk kisha si ti jepja dorën se do quhesha hipokrite, sikur kam luajtur qëllimisht ose kam bërë një lojë.

Paloma thotë se është gjykuar dhe ofenduar shumë pas daljes nga BBV vetëm për këtë gjest të sajin.

“Semi dhe Donaldi janë dy personat me të cilat nuk shkoja. Jam zhgënjyer me Donaldin që në javë të dytë, marrëdhënia me njerëzit është të ngjit s’të ngjit. Nuk ia thashë në sy Donaldit. Më thoni një moment kur un kam pasur një afrim me Semin?! I kam treguar zgjedhjet e mia që në fillim! Ushtare e askujt nuk jam unë! Jam ofenduar shumë kur kam dalë nga shtëpia. Duke më gjykuar pse nuk i dhashë dorën. Shoqëria ime me ta përfundoi kur të dy më bënë të ndihem keq. Pse duhet të shtirem. Përderisa nuk jam një person preferencial për ta dhe anasjelltas nuk kisha si ti jepja dorën se do quhesha hipokrite, sikur kam luajtur qëllimisht ose kam bërë një lojë”, tha Paloma.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA