Gazeta angleze ‘The People’ të cilës i referohet Top Channel shkruan se një shqiptar me origjinë nga Tropoja i përfshirë në grabitjen më të madhe në Britaninë e Madhe, disa muaj pas lirimit është martuar.

Jetmir Buçpapaj u burgos së bashku me bashkë-patriotin e tij Ermir Hysenaj dhe 5 britanikë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatet në zonën Tonbridge në Kent.

Nga 53 milion paund të grabitura policia gjeti vetëm 23 milion. Janë plot 30 milion paund që nuk janë gjetur.

Sipas ‘The People’, Jetmir Buçpapaj i e bindi gjykatës se ai nuk ishte në posedim të asnjë shume stërlinash nga grabitja.

Në të tilla kushte gjykata e urdhëroi të paguante vetëm 1 paund.

41 vjeçari , u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë duke u cilësuar si një prej personave më aktiv në të gjithë këtë grabitje të organizuar sipas gjykatës me një perfeksion dhe disiplinë ushtarake të jashtëzakonshme.

Jetmir Buçpapaj u lirua nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas në Shqipëri

Gruaja e parë britanike e Buçpapës, Rebecca, ishte zotuar se do t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda në burg.

 

Ditën e Vitit të Ri, Buçpapaj u martua me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, në një festë luksoze, shkruan The People.
Fotot i tregojnë ata duke pozuar me dashuri në një shtëpi madhështore.Më pas ata u nisën për në muajin e mjaltit.

Besiana, 34 vjeçe, e kontaktuar nga gazetarët anglez, nuk pranoi të tregonte detaje të martesës por tha se ishte “shumë e veçantë”.

Një burim për The People, në Shqipëri tha: “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të Jetmirit”.

Gjatë grabitjes së vitit 2006, disa prej anëtarëve të këtij grupi grabitësish u paraqitën fillimisht si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij.

Kur hynë në depon e parave, ata lidhën gjithashtu 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.

Detektivi Patrick Milford, nga Policia e Kent, tha: “Ne vazhdojmë të apelojmë për informacion.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA