Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center
Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë të dielë në vendin tonë.
Makina tip “Benz” ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë rreth orës 17:35 dhe më pas është larguar.
Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar.
“Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja”, sipas policisë.
Top Channel