11/01 07:43
Pas largimit të Toles, dy vajza të reja i janë shtuar kastit të konkurrenteve në “Përputhen”, në këtë sezon të tretë.
Vajza e parë ishte 20-vjeçarja nga Lezha, por banuese në Tiranë, Gjevana Ndoj. Ajo është konkurrentja me moshën më të re që futet në “Përputhen”. Aktualisht ajo punon një biznes privat.
Vajza e dytë, që shkaktoi jo pak reagim tek djemtë është Ifigjenia Dhedhes, 25-vjeç, lindur në Greqi dhe banuese në Tiranë.
Sapo djemtë morën vesh se ajo ishte një tatuatore, e pyetën me kureshtje nëse ajo bënte tatuazhe edhe në zemër, përveç se në trup.
Më pas kjo pyetje ka sjellë edhe reagimin e vajzave të tjera, kryesisht Mikelës.
Top Channel