Grupet e riskuara po vaksinohen kundër gripit/ Manastirliu: Janë shpërndarë 200 mijë vaksina, vazhdojmë me ritme të shpejta

30/10/2021 13:53

Mbi 200 mijë vaksina kundër gripit janë shpërndarë në qendra shëndetësore të vendit, që po aplikohen fillimisht te grupet e rrezikuara.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu teksa vizitoi Qendrën e re Shëndetësore në Belsh, tha se vaksinimi kundër gripit stinor do të vazhdojë me intensitet përgjatë javëve në vazhdim.

Manastirliu u ndal dhe te fushata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku tha se vetëm gjatë tetorit janë kryer mbi nëntë mijë mamografi.

Vetëm përgjatë muajit tetor janë kryer më shumë se 9 mijë mamografi, ndërkohë përgjatë këtij vitit janë 13 mijë mamografi të kryera. Sot mamografi e lëvizshme është në Belsh, nderkohë që çdo spital rajonal ka një mamografi, falë angazhimit tonë për të siguruar këtë shërbim në çdo rajon“, tha Manastirliu.

Top Channel