Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me lëndë narkotike.

Forcat blu kishin marrë informacione se qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, ndaj kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. S.

Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, së bashku me automjetin dhe dy aparat celular.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel