Një xhirafë që i prish pozën shoqes së saj duke futur kokën pa leje në imazh, një peshk i kuq që qesh dhe majmunë që varen nga bishtat e njëri-tjetrit, ishin disa nga finalistët më zbavitës të kompeticionit Komedi nga Bota e Egër 2020.
Mes tyre është dhe Terry, breshka e ujit që ngre gishtin e mesit, e kapur nga fotografi Mark Fitzpatrick në ishullin Lady Elliot Island në Australi.
Çmimet fotografike të Komedisë nga Bota e Egër janë themeluar nga fotografët Paul Joynson-Hicks e Tom Sullam, dhe kanë si qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës duke sjellë imazhet më qesharake nga natyra.
Nëse jeni në formë për disa buzëqeshje, në listën e hartuar nga BBC janë përfshirë të gjithë finalistët e këtij viti.
Më poshtë janë protagonistët dhe përshkrimet e tyre …
Top Channel