Imazhet humoristike të kafshëve, fituese të konkurimit fotografik Komedi nga Bota e Egër (fotogaleri)

29/10/2021 18:37

Një xhirafë që i prish pozën shoqes së saj duke futur kokën pa leje në imazh, një peshk i kuq që qesh dhe majmunë që varen nga bishtat e njëri-tjetrit, ishin disa nga finalistët më zbavitës të kompeticionit Komedi nga Bota e Egër 2020.

Mes tyre është dhe Terry, breshka e ujit që ngre gishtin e mesit, e kapur nga fotografi  Mark Fitzpatrick në ishullin Lady Elliot Island në Australi.

Çmimet fotografike të Komedisë nga Bota e Egër janë themeluar nga fotografët Paul Joynson-Hicks e Tom Sullam, dhe kanë si qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës duke sjellë imazhet më qesharake nga natyra.

Nëse jeni në formë për disa buzëqeshje, në listën e hartuar nga BBC janë përfshirë të gjithë finalistët e këtij viti.

Më poshtë janë protagonistët dhe përshkrimet e tyre  …

 

FOTO GALERI
1/38
Lule dhurate per nenen ...

Top Channel