Foto Ilustruese

Një zjarr i madh këtë të premte ka përfshirë një masiv pishash në afërsi të fshatit Guri i Zi, pjesë e njësisë administrative Labinot Mal.

Era favorizon flakët të cilat vetëm në pak minuta kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllit me pisha.

E pamundur ndërhyrja me mjete e zjarrfikëseve në këtë zonë ku mungon terreni i përshtatshëm për mjetet.

E vetmja ndërhyrje do të jetë ajo me forcën e krahut, çka do të thotë, me një nivel të tillë ere ky zjarr do të përhapet në një sipërfaqe edhe më të madhe, ndoshta edhe duke rrezikuar fshatrat këtu pranë.

Zjarret e qëllimshme kanë qenë kryefjala e kësaj vere, e megjithatë, të pakta kanë qenë rastet e ndëshkuara, të vëna para drejtësisë, ndërkohë pyje të tëra të Shqipërisë vazhdojnë e digjen edhe në vjeshtë dhe mbase do të digjen edhe në dimër, deri në momentin që nuk do të kemi fajtorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA