Viti i kaluar ka qenë tepër dramatik për shkak të betejës me Covid-19. Teksa numri i rasteve të reja po pësonte ulje në të gjithë botën, disa persona patën vështirësi të madhe që të shëroheshin.
Alex Castro nga Sandy, Oregon ishte i aftë të notonte, të gatuante, por tani mezi hedh hapat dhe lëviz vetëm në dhomën e ndenjes. Pasojat e Covidit i ndikuan në zemër, mushkëri dhe veshka.
Ai u infektua me koronavirus para se të kishte vaksinë. Gruaja e tij tha se fillimisht nuk e morën seriozisht virusin dhe mendonin se ishte grip i zakonshëm.
Castro qëndroi 299 ditë në spital, 108 prej këtyre ditëve i kaloi në kujdes intensiv.
Edhe pse periudha kritike ka kaluar, dhe babai 44-vjeçar ka dalë nga spitali, ai do të duhet të marrë mbështetje oksigjeni për gjithë jetën, transmeton “CBS”.
Top Channel