Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si “Lukashenko i Ballkanit” duke i thënë se nuk mund të mbajë peng vendin duke mos votuar vettingun në politikë.
Basha i thotë se duhet të mos ketë frikë e të belbëzojë, por të pranojë se prej 8 vitesh e ka marrë peng Shqipërinë prej egos së sëmurë, ndaj duhet të heqë duart nga fyti i SPAK dhe të tregojë pendesë.
Pas kësaj, duhet të ketë guximin të hyjë në betejë të barabartë me Partinë Demokratike.
Basha: Çdo dhëmb i vogël që del ia thyen ti me çekiç, atëherë ne për detyrim ndaj shqiptarëve jo karshillëk ndaj teje, zoti na ruajtë, jo neve por më të riun e më të renë e grupit përlamanetar të na shkojë mendja të bëjë karshillëk me ty. Kjo është që shqiptarët ta kuptojnë kush e merr këtë foltore mbi taksimin e shqiptarëve, shpunësimin, largimin, poshtërimin, burgosjen, padrejtësitë, ndërkohë që një grusht njerëzish majmen, pasurohen dhe kanë pushtet më shumë se byroja politike dhe kush e merr këtë foltore për të kërkuar diçka që e mbështet çdo shqiptar? Dhe ai grusht deputetësh, vettingun e politikanëve?
Çfarë do bësh ti konsulta? E ke miratuar vettingun e gjyqtarëve, dole nga selia dhe the do zgjatet kjo e pikë. Kur them unë për vettingun e politikanëve, belbëzon. Çfarë është kjo veçse frikë? Pse frika jote do e mbajë peng vendin? Frika nga korrupsioni është dhe më e keqe se i shtyn të bëjë gjëma të mëdha si ajo me 25 prill. Asgjësimi përmes patronazhistëve, abuzimi me fondet e ndërtimit, me burimet njerëzore, fryrjes së administratës me 12 mijë anonimë që në fakt ishin patronazhistë, shkatërrimi i rregullave elementare, këto janë rekomandimet e ODIHR-it. Shqipëria nuk mund të kthehet në Bjellorusi dhe nuk mund të pranojë ty e askënd të qeverisë vendin si Lukashenko. Po kërkon dëshpërimisht aleatë. Brenda shtëpisë tënde të ka mbetur një grusht, brenda oligarkëve dhe më pak. Të kanë thënë që kopaçja do fillojë të kërcasë dhe si mbron dot as Ard Veliu as cilido zëvendësues i tij.
Ti ke vetëm një rrugë, të pranosh që ke 8 vjet që e mban vendin peng të egos tënde të sëmurë. Të tregosh pendesë, të heqësh duart nga fyti i SPAK, të votosh vettingun në politikë dhe të lejosh që PS e marrë peng në bodrumet e oligarkisë dhe krimin e organizuar të ketë guximin të jetë në betejë të barabartë me PD.
Top Channel