Rindërtimi/ Ahmetaj: Hajde vizito shkollat me mua, do ndihesh krenar. Xhaferraj: Me kënaqësi, të vijë edhe SPAK

28/10/2021 10:50

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka ftuar deputetin e opozitës Ferdinand Xhaferraj që të shohin nga afër shkollat e rindërtuara. Ahmetaj it ha se do të krenohet dhe do të ndihet i lumtur, por nuk do e thojë publikisht, megjithëse do të ndihet mirë për familjet.

Nga ana tjetër, Xhaferraj shprehet se do kishte dëshirë t’i vizitonte shkollat, por thotë se këtë duhet të bëjë edhe SPAK. Në përfundim e thekson se tërmeti i shpalli të babëzitur për të përfituar edhe nga babëzia.

Ahmetaj: Pavarësisht mënyrës si e shpreh shqetësimin. Iu referuat intervistës së kryeministrit dhe me të drejtë. Me gjithë pandeminë e rëndë, jemi në një shpejtësi të pakrahasuar me asnjë projekt publik tjetër dhe po deshe mund ta krahasoni dhe me shumë vende të tjera që iu ka ndodhur gjëma. Shkollat janë krenari jo thjesht e qeverisë, por e qytetarëve, familjeve, prindërve. Me shumë dëshirë e dashuri, ju ftoj pa asnjë cinizëm të vini me mua dhe me këdo qoftë që ndiheni rehat, të vizitojmë shkollat. Do krenoheni, nuk do ma thoni, as publikisht nuk do ma thoni, por do ndiheni mirë për familjarët.

Unë të ftoj ti prekim një nga një. Do ndihesh krenar, nuk të kërkoj të ma thuash. Do ndihesh i lumtur për familjet e Durrësit, për familjet që kanë marrë grante në DS4 e DS3 dhe do marrin deri ditën e fundit. Në shtator të vitit tjetër do kemi mbaruar, shpresoj që pandemia të mos na e vështirësojë.

Xhaferraj: Me shumë dëshirë, nëse është investim që shkon në dobi të komunitetit, do ndihesha krenar t’jua njihja atë meritë edhe ju. Ne shkollat i vizitojmë bashkë, por mos harroni që duhet t’i vizitojë dhe SPAK. Ku do ta vizitojmë shkollën “Naim Frashëri”? Shkollën apo ndonjë kompleks që keni ndërmend të bëni? Do ju lutesha, tërmeti, e them dhe e rithem, ju shpalli të aftë, të babëzitur për të përfituar edhe nga babëzia.  

Top Channel