Gjykata vendos/ I mituri i mbijetuar nga aksidenti i teleferikut duhet të kthehet në Itali, u mor nga gjyshi në Izrael

26/10/2021 10:01

Një Gjykatë në Izrael ka vendosur që Biran, 5-vjeçari, i cili humbi familjen në aksidentin me telefik në Itali, të kthehet dhe të jetojë me tezen e tij.

Gjykata hodhi poshtë argumentin e gjyshit të të miturit, i cili disa muaj më parë e mori atë fshehurazi dhe e dërgoi në Izrael me pretendimin se ishte në të mirë të nipit të tij, se Izraeli ishte vendbanimi i zakonshëm i të miturit, duke theksuar se ai ishte zhvendosur në Itali kur ishte dy muajsh.

Gjykata vendosi gjithashtu se veprimet e gjyshit ishin të paligjshme dhe shkelnin të drejtat e kujdestarisë së tezes së tij.

Prindërit e Etian ishin me origjinë Izraelite, por banonin përkohësisht në Itali. Pas tragjedisë i mituri jetoi me hallën e tij në Pavia  të Italisë. Ajo mori kujdestarinë e tij, pasi doli nga spitali në Torino, në muajin qershor.

Ndërsa tezja e të miturit muajin e kaluar filloi një proces birësimi. Ajo pretendonte se fëmija po mbahej peng nga të afërmit e babait të tij.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA