Korrupsioni/ Basha citon raportet: Qeveria Rama mbetet në klasë si ‘derri maç’. Vettingu i politikanëve, ne hodhëm hapin e parë

25/10/2021 17:42

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend analizoi disa raporte të institucioneve ndërkombëtare , ku sipas tij me rezultatet e Shqipërisë, qeveria Rama mund të negocioje për të hyrë vetëm në unionin me vendet afrikane dhe jo Brukselin.

Pak ditë më parë, “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë. E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike.

Këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm. Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm cdo lloj teme, mjaft që të që eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve.

Ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë.
Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë. Dhe mbi të gjitha atë që qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetojnë cdo ditë, kur përballen me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies: Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por një shtet i kapur nga korrupsioni. Këtë nuk e them unë, por raporti i Transparency International”, tha Basha. 

Basha tha më tej se Shqipëria është e 105-ta në botë për korrupsionin : Dhe kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “Ëorld Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët.
Shikoni, është i vetmi europian në listë. Ky është pozicioni në të cilin mertion të jetë Shqipëria? Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë? Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri.

Një tjetër faktor i matur nga “World Justice Project” është sa e respekton qeveria ligjin, sa fuqi kanë autoritetet audituese të kontrollojnë qeverinë, sa pavarësi ka gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin
Dhe këtu situata është edhe më e keqe se treguesi i mëparshëm.

Sepse nga 139 shtete, Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe Mozambiku. Prapë, i vetmi europian në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç.

Kreu i PD tha se  Shqipëria e dyta në botë pas Zambias për ryshfetin, ndërsa tha se sipas tij u kushton bizneseve shqiptare rreth 550 milionë euro në vit.

“Një tjetër raport që dua të sjell përpara vëmendjes së qytetarëve sot, është ai i kryer nga Banka Botërore dhe BERZH në 141 shtete.
Ky është një nga vrojtimet më prestigjoze të botës për matjen e korrupsionit që hasin bizneset. Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe BERZH, sipërmarrjet shqiptare pagujnë mesatarisht 3.1% të xhiros së tyre vjetore si rryshfet për zyrtarët dhe politikanët.
Kjo shifër është tre herë me e lartë se ajo e raportuar në vitin 2013.Fatkeqësisht, taksa e ryshfetit, e rendit Shqipërinë të dytën në botë pas Zambias.
 Pra edhe njëherë kemi një zhvendosje në një tjetër kontinent të vendit tone, në Afrikë, për shkak të korrupsionit.

: Kjo qeveri e ka kthyer vendin në republikë bananesh, këto renditje janë pasqyrimi i gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria. Një krizë korrupsioni, e cila pengon vendin të ecë përpara

Pra, përtej revoltës që mund të shkaktojë pozicioni ku kjo qeveri e ka zhvendosur vendin, në këtë gjeografinë e republikave të bananeve, këto renditje janë pasqyrimi i gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria sot.

Me pasoja që lexohen qartë në krizën ekonomike, politike, sociale dhe demografike, që në thelb është një krizë korrupsioni, e cila pengon vendin të ecë përpara. Pengon shqiptarët të zhvillojnë potencialin e pakufishëm që kemi si popull dhe si titullarë legjitim të një vendi të pasur, por mizorisht të vjedhur. Sepse korrupsioni gjendet kudo. Te cmimet e energjisë, te ato të karburanteve, te mungesa e ilaceve nëpër spitale, te mungesa e vendeve të reja të punës, te pagat dhe pensionet e ulta, te listat e gjata nëpër ushqimore, te produket që flaken në kanale, te prona e mohuar dhe e pakompensuar, te krimi që merr për kot, te varfëria që rritet, te radhët e të rinjve dhe të rejave te ambasada gjermane, apo te pritja plot ankth e llotarisë amerikane.
Të gjitha këto janë simptoma të një plage që gërryen themelet e shtetit, që vret demokracinë, që pengon zhvillimin e vendit.
Megjithatë unë e di që nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin dhe të denoncosh atë. Ai duhet mposhtur.

Nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin dhe të denoncosh atë. Ai duhet mposhtur. PD ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni dhe kriza

Megjithatë unë e di që nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin dhe të denoncosh atë. Ai duhet mposhtur.

Ndaj 5 ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe institucionin e votës së lirë.
Këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në të gjitha aspektet e saj, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë.
Me Reformën Territoriale, për të zhbërë dështimin katastrofik të reformës elektorale, që u hoqi shqiptarëve 25 vite progres të ngadaltë në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal, duke e larguar shërbimin nga qytetarët.“, tha Basha. 

Në fund kreu i PD u ndal te “Vettingu në politikë”, si nismë e propozuar nga PD.

Basha: Dhe propozimi i tretë, ai i Vettingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin.
Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitme personale, duke braktisur interesin e qytetarëve, duke u kthyer ne pengesë të mirëqeverisjes dhe prodhues krizash që i shërbejnë vetëm një grushti të vogël njerëzish, që përfitojnë nga korrupsioni dhe mungesa e besimit që ai ngjall te aftësia dhe forca e njerëzve për të ndryshuar rendin e gjërave.
Ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do të mungojë. Jam po ashtu i binudr që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në cdo karrike tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin.
Por kjo nuk do të na pengojë. Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, të cilët, pasi për tre dekada kanë lëshuar romuze kundër politikanëve, nëpër kafe apo emisione, e sot kanë zhvilluar empati dhe dhembshuri për politikanët që do të kalojnë sitën e vettingut.

Asgjë nga këto nuk do të ketë rëndësi për ne, sepse këto nuk janë prioritete të Partisë Demokratike, por prioritete të qytetarëve të këtij vendi që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë të zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar,që duan ta shohin Shqipërinë të përparojë drejt Bashkimit Europian, e jo të konkurojë me shtetet e Unionit Afrikan, në listën e zezë të vendeve të korruptuar dhe autoritariste.
Kjo është një emergjencë kombëtare, një gjendje e jashtëzakoshme që kërkon mjete të jashtëzakoshme për zgjidhjen e saj.
Ndaj i takon anëtarëve të këtij Parlamenti të mbajnë një qëndrim mbi atë që shqiptarët duan dhe presin për të pasur një të ardhme më të mirë, e për t’i dhënë fund një tranzicioni të tejzgjatur. Shkak të politikanëv të korruptuar, jo politikanët e korruptuar që do largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshëm për fëmijët dhe familjet e tyre

Dikush,vite më parë, ka thënë që ekziston një lidhje e ngushtë midis frikës dhe korrupsionit. Sepse vetë frika e humbjes së pushtetit korrupton.
Por frika e pak njerëzve që kanë përdorur besimin e qytetarëve për të shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndrimin e kësaj salle në një streh për të korruptuarit.
Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta, dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd.
Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar,
Jo politikanët e korruptuar që largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshëm për fëmijët dhe familjet e tyre.

Top Channel