Nga burime zyrtare është mësuar se mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit live të “Big Brother VIP”, do të kemi një surprizë të madhe për publikun.

Ajo që ju nuk e kishit menduar se do të ndodhte, do të ndodhë. Sonte do të jetë e ftuar moderatorja e njohur, Bora Zemani. Kohët e fundit portalet kanë patur në fokus dy konkurrentët e këtij formati, pra Donaldin dhe Semin, për shoqërinë e tyre e cila nga shumë njerëz jashtë është parë si një tërheqje fizike dhe shumë po presin që mes tyre të krijohet një lidhje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Shpesh është komentuar edhe ish-partnerja e Donaldit, moderatorja Bora e cila dashur padashur është gjendur mes tyre. Nëpërmjet një reagimi të fundit Bora ka sheshuar të gjitha aludimet që mund të jenë ngritur nga njerëzit duke thënë se me Donaldin kanë mbetur miq dhe se nuk mendon aspak se ai apo Semi mund të kenë diçka tjetër se thjesht një miqësi, miqësi kjo e krijuar falë Borës. Për më shumë prisni se çfarë do të ndodhë në premierën e sotme pasi pritet të ketë plot surpriza që do t’ju lënë gojëhapur.

Kujtojmë se Semi dhe Bora Zemani janë mike të ngushta prej kohësh dhe Donaldi ka qenë në një marrëdhënie shumë të mirë me prezantuesen por para pak muajsh i dhanë fund. Kështu ajo i hodhi poshtë zërat për një dashuri mes tyre, por sërish mediat kanë folur duke shqetësuar në këtë mënyrë Borën, e cila nuk ka duruar më por ka postuar në InstaStory duke komentuar rreth situatës dhe se nuk dëshiron të përfshihet në skandale të tilla. Gjatë fjalëve, ajo ka thënë se nuk e mohon faktin se Semi mund të ketë një simpati kundrejt Donaldit dhe se ende kanë respekt për njëri tjetrin.

Postimi i plotë: 

Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh! Sado të përpiqem të përpiqem të jem indiferente, siç bëj gjithmonë, e kam të pam,undur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë, me lajme, thashetheme e të folura pa takt.

Kam punuar me përulësi që 16 vjeç dhe pa dashur kurrë të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marrë me llafe. Në fakt, kam dashur ta meritoj vëmendjen vetëm nëpërmjet punës time dhe kurrë prej jetës personale.

Kjo duket edhe nga fakti që duroj shumë duke mos reaguar, sado budallallëqe thuhen dhe shtohen e shtohen përditë. Unë shoh gjithmonë punën dhe jetën time…pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër… aq më tepër duke përdorur apo keqpërdorur dikë tjetër.

Nuk jam rritur në kurriz të askujt e për këtë jam krenare! Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje!

Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla.

E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin! Kaq! E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni!”.

 

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA