“Me grusht të hekurt”/ Ministrja Balluku paralajmëron aksionin e ditës së nesërme: Do ndalohet transporti i paligjshëm!

21/10/2021 17:10

Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar aksionin e policisë së shtetit ditën e nesërme për të ndaluar transportin e paligjshëm. Balluku theksoi se lidhur me situatën në këtë sektor do të veprohet me “grusht të hekurt”.

Balluku theksoi se janë të bindur që do t’i japin fund transportit të paligjshëm, ndaj policia do të verifikojë çdo informacion dhe të marrë masa në rast se konstatohet shkelje.

“Secili nga sektorët ka specifikat e tij por ajo që ndikon më shumë qoftë rritja e karburantit në të gjithë botën apo dhe problemet në zinxhirin e furnizimit. Sektori i transportit është goditur dhe nga pandemia. Për transportin e qytetarëve e kuptojmë shumë mirë situatën dhe duhet të kuptoni se dëshira e mirë ekziston.

Presim që të na informoni për të gjithë automjetet private që kryejnë funksionet e transportit të paligjshëm dhe ne do marrim masa menjëherë. Do kontaktojmë drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit duke i ofruar këtë informacion për verifikim. Në rast se konstatohet veprim i paligjshëm, do ketë edhe marrje masash.

Po e bëj me dije sot që të mos ketë nesër “ç’qe kjo fushatë, pse po goditemi” që të gjitha ato automjete të cilat kryejnë funksione të transportit publik në mënyrë të paligjshme, duke nisur që nesër, Policia e Shtetit do të ketë një aksion për të ç’bërë njëherë e mirë këtë situatë. Kësaj here do ta bëjmë me grusht të hekurt, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA