Gruaja qëllohet për vdekje kur u vesh si fantazmë për të bërë shaka me fqinjët (fotot)

21/10/2021 21:44

Një grua është qëlluar për vdekje kur shakaja e saj e veshjes si fantazmë u kthye në një tragjedi.

Viktima ishte një vajzë e re mes 20 e 25 vjeçe që nuk është identifikuar publikisht nga autoritetet. Ajo kishte dalë në rrugët e qytezës Naucalpan de Juarez, Meksikë, e veshur me një fustan të badhë e me vello.

Vajza tentonte të imitonte “Gruan që qan”, e njohur si ‘La Llorona’ në vendet latine, e cila sipas legjendës ecën nëpër rrugë për të vajtuar për fëmijët e saj të vdekur.

Vajza kishte veshur kompletin e frikshëm për të trembur rezidentët e zonës San Miguel Doram më 15 tetor, por rezultati ishte kret ndryshe.

Folklori thotë se figura ecën nëpër rrugë pasi ka mbytur dy fëmijët e saj në lumë, nga zemërimi kur pa burrin me një grua tjetër.

Banorët vendas thanë se kishin parë gruan fantazmë më 15 tetor teksa ulëriste “ay mis hijos” që do të thotë “oh fëmijët e mi”.

Një nga rezidentët kishte filmuar gruan pak para se të qëllohej me një seri plumbash nga një banor i frikësuar.

Raportimet thonin se se ai që qëlloi ishte larguar pasi hapi zjarr.

Policia vendore thanë se nuk kanë zbuluar identitetin e vajzës tragjike dhe se ende nuk janë bërë arrestime për ngjarjen.

Zhvilimi vjen teksa mijëra njerëz përgatiten në Meksikë e vende të tjera latine për festivalin e “Ditës së të Vdekurve”.

Video e gruas që qan është shpërndarë në rrjetet sociale bashkë me imazhe të rënda të viktimës.

Historia e gruas që qan u tregohet shpesh fëmijëve ne vendet latine për t’i inkurajuar të mos dalin nga shtëpia pas rënies së errësirës.

FOTO GALERI
3/3
Një nga rezidentët kishte filmuar gruan pak para se të qëllohej me një seri plumbash nga një banor i frikësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA