Sipërmarrësja e njohur Arba Gramo ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu për herë të parë problemet me shëndetin mendor.
Ajo pohoi se divorci me ish-bashkëshortin, njëkohësisht babain e tre fëmijëve të saj, ishte një nga arsyet pse filloi të përballej me episode ankthi dhe depresion të lehtë.
“Ishte zhgënjim shumë i madh, një gjë të cilën e kisha besuar jashtëzakonisht shumë si dielli që lind dhe që tashmë më duhej ta rrëzoja të gjithën. Nga krahu tjetër, divorci më vuri në në dyshim feminilitetin tim. Po kjo ndodh… Unë kisha që fëmijë me bashkëshortin tim dhe s’ dija ç’ndodhte jashtë. Pas divorcit e kisha shumë të vështirë të përshtatesha”, tregoi ajo.
“Produktiviteti ishte zero, në shtëpi me fëmijët isha vetëm fizikisht… të gjitha këto rezultuan në gjendje ankthi, kriza pnaki dhe më vonë përjetova edhe një gjendje të lehtë depresive e kam qenë gjithnjë në kontakt me psikoterapistë. Telefonatën e parë ia kam bërë motrës për shkak të profesionit se është psikoterapiste. Një mëngjes u zgjova me ide konkrete sesi mund të realizoja mendimin e të mos qenit më në jetë dhe aty kuptova që s’isha mirë dhe telefonova direkt motrën”, u shpreh ndër të tjera Arba.
Top Channel