Rama me studentët në Durrës: Koleksione të veçanta për bibliotekat e shkollave, brenda dy viteve

19/10/2021 17:22

Gjatë një konsultimi publik me nxënës edhe studentë nga e gjithë Shqipëria, për strategjinë e re kombëtare për rininë, Kryeministri Rama u shpreh se përsa i përket bibliotekave në shkolla koleksionet janë shumë të varfra.

Ndërkaq, kryeministri tha më tej se ka filluar një process me shtëpitë botuese për të përgatitur një koleksion të veçantë për shkollat, që do të plotësohet brenda një afati kohor 2 vjeçar.

“Shkollat që janë financuar nga qeveria shqiptare kanë përfunduar, ka filluar blloku i parë i financimit të BE, por edhe ajo do të bëhet. Ajo që kam vënë re te shkollat e reja, në më të vjetrat, aty ku ka biblioteka, përgjithësisht ka, koleksionet janë të varfra. Kemi filluar një proces me shtëpitë botuese, kemi përgatitur edhe një koleksion të veçantë për shkollat, edhe bibliotekat do t’i plotësojmë hap pas hapi, në një afat të arsyeshëm, është një objektiv jo afatgjatë, as afatshkurtër, në harkun e dy viteve do të plotësohen”, u shpreh Rama.

Top Channel