Haradinaj-Kurti përplasen për aksionet e policisë së fundit në veri

19/10/2021 13:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përplasur me ish-kryeministrin, njëherit liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj rreth aksioneve të policisë në veri të vendit.

Në seancën e së martës të Kuvendit, deputeti Haradinaj ka thënë se dy aksionet e fundit në veri, ai për targat dhe më pas për luftim të kontrabandës, e kanë dobësuar sigurinë dhe shtetin ligjor.

Haradinaj gjatë replikës ndaj kryeministrit Kurti tha se nuk ka për qëllim uljen e moralit të policisë së Kosovës për intervenimet në veri, por për dy aksionet në veri që kanë qenë për ta dorëzuar veriun.

“Ne jemi deputetë edhe politikanë, por donë me rikthy diskutimin te morali i trupave në terren. Unë nuk e kam qëllimin te morali i trupave, se i besoj Policisë së Kosovës. I besoj ushtarit të Kosovës, unë frikën e kam tek ti kryeministër, që t’i qëllimshëm i ke ndërmarrë dy veprime me dorëzu veriun. Këtë, jam duke e thënë. Pra, unë besoj që skenari i juaj me i ndërmarrë dy veprime dhe me lënë pastaj zbrazët që me u forcua kriminelët, dhe e ke bërë qëllimshëm. Kaq”, tha ai.

Kundër replikë pati Kurti, i cili tha se nuk ka për qëllim dorëzimin e veriut, kjo deklaratë siç tha ai është e dëmshme.

“Kriminelët në veri, strukturat kriminale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se tash, prandaj, nuk keni nevojë të më frikësoheni mua. Nuk dorëzohet veriu, por mos ngjallni dilema te polici kur shkoj herën e ardhshme në veri, s’e kush e di që ta çuar Albini atje. Kjo është e dëmshme dhe këtë s’ta ka borxh askush”, tha Kurti./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA