Aksident në Sarandë/ “Benz-i” përplas mjetin e ndaluar në rrugë, plagoset një person

19/10/2021 22:22
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën “Skënderbeu”, në Sarandë. Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy makina tip ‘Benz’.

Njëri nga mjetet ka përplasur mjetin tjetër që ishte i ndaluar në rrugë dhe për pasojë drejtuesi i mjetit të fundit. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar. Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel