‘Pista është vrasje!’/ Vdekja e turistëve rus, profesori i kriminologjisë: Janë përdorur vektorë të padetektueshëm, s’është nevoja t’i konsumosh…

18/10/2021 22:30

Mbrëmjen e sotme në ‘Open’ po flitet për ngjarjen e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Qerret të Kavajës, ku në mënyrë misterioze vdiqën katër turistë rus, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace”.

Familja ruse, prindërit dhe vajza, si dhe i fejuari i saj u gjetën pa jetë natën e së premtes, ndërsa është zbuluar edhe profesioni i babait, një ish general në ushtrinë ruse.

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuco shprehet se njëra prej pistave të mundshme mund të jetë edhe vrasje për shkak të ‘background-it’ të ish gjeneralit, ndërsa më tej shton se vendi nga ata vinin, Rusia, është kampion për laboratorët e gjeneratës së pestë të vektorëve, ku kryhen studime dhe eksperimentime që janë të ndaluara me konventë.

Pa dashur të çojë në një teori konspirative, profesori thotë se një pistë tjetër e mundshme mund të jetë kjo, përdorimi i vektorëve të padetektueshëm. Këta vektorë çojnë në vdekje të ngadalshme dhe nuk është nevoja as ti konsumosh, mjafton një prekje dhe ky vektor bën veprimin në trupin e njeriut, duke shkaktuar vdekjen.

Ervin Karamuco: Gazetarët u munduan të siguronin info nga rrjetet sociale por nuk del shumë. Sot po e marr vesh që është një profil kaq i lartë i njërit prej tyre. Është vënë re gjatë këtyre viteve që vdekjet e shtetasve ruse në territore të tjera kanë qenë luftra dhe konflikte, që ndër vite janë persekutaar dhe vrarë. Sa herë bëhet fjalë për rusë ne kemi një vigjilencë më të lartë, Rusia është kampion i laboratorëve për gjeneratën e pestë të vektorëve, që studiohen dhe eskperimentohen por janë të ndaluar me konventë. Që duan të ndajnë vdekje natyrale, kjo është një luftë me shumë vite për këto laboratorë. Ka një regjistër në NATO që updatohet çdo vite.

Shpikjet e tyre janë gjeniale, shkencës i janë dashur disa vite për të zbuluar disa prej vrasjeve më gjeniale.
Fakti që ka pasur prani të forcave të antiterrorit më bën të dyshoj se është duke u ndjekur nga ana e këtyre institucioneve. Pista është vrasje për shkak të backgroundit që ka pasur njëri prej personave, s’mund të them që është shtetërore. Në rast se laboratorët tanë nuk do të rrinë të gjejnë spektrin e shkakut, nuk e bën as gazi, as alkooli, mund ta bëj te personat në moshë madhore, por jo njësoj tek të katërt. Mund të jenë përdor vektorë të padetektueshëm! Duhet që të dihet edhe pse ishin këta persona në Ohër!

Tjetër, mund të jetë edhe nga rrjedhja e gazit. Hoteli është një vendngjarje dhe jo bodrumi, sepse po të ngrihen pistat duhet të hetosh për të gjitha me radhë, me të gjithë iternerarin që kanë kryer.

Këto vektorë kanë vdekje të ngadalshme. Ngjarja mund të ketë ndodhur diku tjetër, ose në Librazhd ose diku tjetër. Duhet parë kampioni i ushqimit që kanë konsumuar në Ohër.

Disa prej këtyre vektorëve që janë shumë të frikshëm, po të ketë qenë profil aq i lartë dhe të krahasojmë me ngjarjet e tjera të ndodhur, ku një person me profil të përafërt me këtë që u vra, mund të dalim te përdorimi i disa preperatave që me laboratorin tonë nuk mund të identifikohen. Nuk është nevoja as ti pish as ti konsumosh, ai bën një veprim me lëkurën dhe nuk shkakton vdekjen e menjëhershme.

Top Channel