Pedagogu Rezart Prifti ka folur hapur për rënien e numrit të studentëve të regjistruar në Universitet duke thënë se i ka rënë vlera.

Në “Top Talk”, Prifti përmendi periudhën e pandemisë duke thënë “edhe derri e dosa u bënë me diplomë” dhe e cilëson si një nga arsyet kryesore përse ka më pak student që kërkojnë të vijojnë arsimin e lartë.

Rezart Prifti: Një koleg i nderuar para pak javësh kishte bërë një studim. Arsyeja kryesore është se kanë ikur njerëzit dhe ka rënë kredibiliteti i institucioneve të arsimit të lartë dhe njerëzit janë më të prirur për të zgjedhur diçka që ka të bëjë me tregun se me shkollimin. Nuk është më e njëjta vlerë që ka pasur shkolla 1 dekadë më parë.

Duke qenë se në pandemi pa kaluar, pra dhe derri e dosa u bënë me diplomë, u pa që disa morën letrën se u kopjua masivisht dhe një pjesë kuptuan që bie vlera e asaj letre dhe nuk marrin mundimin të regjistrohen. Pra 2 janë arsyet kryesore. E para s’ka njerëz dhe e dyta i ka rënë vlera institucionale edukimit të lartë në Shqipëri.

Top Channel