Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë, gazetarja Hoxha: Ende nuk e dimë nëse kanë hyrë më parë në Shqipëri apo vendet e Ballkanit

18/10/2021 22:29

Gazetarja Anila Hoxha tregoi në “Open” se nuk kanë ende një përgjigje nëse 4 turistët rusë që u gjetën të vdekur në një dhomë hoteli në Qerret, kanë hyrë më parë në Shqipëri apo vendet e Ballkanit.

Nga ana tjetër, përmend dëshminë e dëshmitares okulare që thotë se i ka ndërprerë dy herë teksa po qëndronin në pishinën dimërore duke thënë se aty nuk kishte një kamerë sigurie. Momentet e fundit ku duken prindërit me vajzën dhe të fejuarin e saj është korridori para se të hyjnë në dhomën ku ndodhej pishina.

Hoxha: Ajo çfarë më ka bërë përshtypje në këtë histori është se Shqipëria nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse kanë hyrë apo jo në vendin tonë apo në vendet e Ballkanit. Është edhe vdekje e shpejtë po të qëndrojmë besnik të dëshmitares okulare, e cila thotë se i kishte ndërprerë gati dy herë dhe se mungon një kamera sigurie ku frekuenton në çastet e fundit të jetës. Momenti i fundit që kamera tregon është korridori para se të hyjnë në dhomë.

Top Channel