Bill Gates paralajmërohej një dekadë më parë nga Microsoft për mesazhet e email-et ‘e papështatshme’ me punonjëset (fotot)

18/10/2021 21:03

Ish-kreu i Microsoft, miliarderi Bill Gates ishte paralajmëruar prej një dekade më parë të ndalonte mesazhet flirtuese ndaj një punonjëseje të kompanisë që drejtonte, teksa ishte i martuar me Melinda Gates.

Zbulimet vijnë disa muaj pas kërkesës së divorcit nga bashkëshortja e Gates, e cila tha se martesa e tyre ishte “thyer në mënyrë të pariparueshme”. Divorci i tyre u finalizua në gusht.

Email-et kompromentuese të vitit 2008 nga Gates drejt një punonjëseje të nivelit të mesëm, u zbuluan më pas nga drejtuesit e Microsoft.

Gates u thirr në takim nga dy avokatët e kompanisë Brad Smith, e Lisa Brummel, ku iu shpjegua se komunikimet ishin të papërshtatshme dhe se duhet të ndalonin, shkruan  Wall Street Journal.

Gates raportohet se kishte pranuar të ndalonte korrespondencën.

Një zëdhënës i Microsoft tha për rrjetin Journal se në email Gates ofronte të takohej me gruan jashtë ambjenteve dhe orarit të punës.

“Megjithse mesazhet ishin flirtuese, ato nuk ishin haptazi seksuale, gjithsesi u konsideruan të papërshtatshme”, thuhej në raportin e asokohe, ku shtohej se vetë punonjësja nuk kishte ngritur ankesë ndaj Gates për incidentin.

Ndërsa zëdhënësja e Bill Gates, Bridgitt Arnold, tha për mediat: “Këto pretendime janë të rreme, zhurma të ricikluara nga burime pa njohuri direkte dhe në disa raste me konflikt interesi”.

Ndërsa me zhvillimeve të divorcit, ish-bashkëshortja  Melinda ishte e pakënaqur me miqësinë e Bill me pedofilin e rangut të lartë, financierit famëkeq Jeffrey Epstein, tashmë i vdekur në burg.

FOTO GALERI
5/7
Cifti me femijet e tyre Jennifer (qender), Rory (djathtas) ePhoebe (majtas) ne 2019

Top Channel