Asllani deri në fund të sezonit ka shansin e për të bindur drejtuesit e Torinos, përndryshe Interi ka këtë plan për shqiptarin… 03/01 15:58
Sipas raportimeve që vijnë nga media prestigjoze ESPN, pavarësisht problemeve të shumta ekonomike që e kanë zhytur klubin në një krizë identiteti, Barcelona do të futet fuqishëm në merkaton e verës së ardhshme duke provuar të afrojë lojtarë cilësorë.
Joan Laporta po i bën të gjitha përpjekjet dhe kanë nisur që tani kontaktet me Mino Raiolan për të bërë të mundur transferimin e Paul Pogba në Camp Nou me parametër zero vitin e ardhshëm.
Fakti që mesfushori francez nuk po rinovon me Manchester United ka vënë në lëvizje Laportan që kërkon të rifitojë besimin e tifozëve me një afrim të bujshëm, shkruan Supersport.
Top Channel