Raketa e Jeff Bezos lëshon në hapësirë aktorin amerikan dhe 3 turistë aeronautike (fotot)

13/10/2021 20:03

Në pamjet e publikuara shihet lëshimi i sotem ne hapësirë i aktorit veteran amerikan William Shatner dhe 3 kolegëve të ekuipazhit “turistik” nga aerodromi i Van Horn, në Texas.

Raketa e kompanisë se miliarderit Jeff Bezos, Blue Origin kreu fluturimin e saj në orbitën e afërt të tokës dhe u ul më pas në shkretëtirën e Texas.

Aktori 90 vjeçar Shatner, dikur protegonist i “Lufta e Yjeve”, u bë sot personi më i moshuar në hapësirë, me fluturimin e dytë turistik hapësinor të kompanisë së Bezos.

Shatner ishte një nga katër pasagjerët që fluturan në hapësirë për afro 10 minuta, me anijen autonome 18.3 metra të gjatë.

Pas fluturimit të raketës kapsula e astronautëve ra përsëri në tokë me parashuta, e pritur nga grupet e shoqërimit.

Pas uljes Shatner doli i pari nga kapsula në heshtjen e shkretëtirës i pritur nga grupet mbështetëse mes tyre dhe Jeff Bezos.

“Më keni dhënë eksperiencën më të thellë që kisha imagjinuar,” tha Shatner duke përqafuar Bezos, teksa komentonte bukurinë e ngjyrës blu të tokës së parë nga hapësira.

FOTO GALERI
1/4
Aktorit veteran amerikan William Shatner u nis sot aerodromi i Van Horn, në Texas.

Top Channel