Mbretërimi pranë fundit? Elizabeta e Britanisë përdor shkop për të ecur në shërbesë (fotot)

12/10/2021 19:54
Kjo është hera e parë që ajo e bën një gjë të tillë në një event publik

Mbretëresha britanike Elizabeta është parë sot për herë të parë të ecë me ndihmën e një shkopi, teksa erdhi për të shënuar 100-vjetorin e Legjionit Britanik në katedralen e Westminster në Londër.

Kjo është hera e parë që ajo e bën një gjë të tillë në një event publik, çka sinjalizon se me shume gjasa nuk do të jetë e aftë të mbajë postin mbreteror ceremonial për shumë kohë.

Ndihmësat i dhanë asaj shkopin menjëherë pasi doli nga limuzina, edhe pse nevoja e saj për mjetin dukej minimale.

Mbretëresha ishte veshur me një pallto të gjatë blu, si dhe kapele e çantë të përshtatur me të.

Ajo dukej se eci pa problem drejt karriges së saj për shërbesën, por mori rrugën më të shkurtër nga ‘podiumi i poetit’, në vend të kalimit tadicional nga dera e madhe.

Monarkja 95-vjeçare përdori përsëri shkopin edhe kur u largua.

Më parë ajo kishte përdorur rrallë mjete ndimëse për të ecur por jo në evente publike.

Pallati mbretëror Buckingham Palace nuk pranoi të komentonte mbi gjendjen e saj.

FOTO GALERI
4/4
Mbretëresha ishte veshur me një pallto të gjatë blu, si dhe kapele e çantë të përshtatur me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA