I nxorën gomën nga qafa duke i prerë brirët/ Dreri në Kolorado ‘ngel beqar’ (Fotot)

12/10/2021 16:29

Një dre në Kolorado të SHBA-së ka jetuar me një gomë rreth qafës për 2 vite.

Oficerëve iu desh t’i prisin brirët për t’i nxjerrë gomën nga qafa dhe fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të dukshëm nga pesha e gomës.

Personat në Colorado Parks dhe Wildlife e kishin parë drerin vetëm katër vjeç e gjysmë teksa shëtiste në mal me një gomë të varur në qafën e tij.

Tre përpjekjet e fundit për ta liruar ishin të padobishme, por më në fund ata arritën ta kapnin kafshën me peshë 270 kilogramë.

Brirët janë të domosdoshëm për drerët gjatë kësaj periudhe të vitit për ta lejuar atë të çiftëzohet.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel