“Fqinjia më e keqe në Britani” dëbohet nga kompleksi rezidencial pas peticionit të banorëve të tmerruar (fotot)

12/10/2021 15:43

Një nënë e pesë fëmijëve është quajtur nga mediat britanike “fqinjia më e keqe që mund të imagjinoni” pasi ka kërcënuar banorët e rezidencës se do u djegë shtëpitë dhe ka thyer xhamat e makinave të tyre.

Por sjellja anti-sociale e 37-vjeçares Gemma Lucketti mori së fundmi shpërblimin “e merituar”, pasi është arrestuar për dëmet rreth 1,500 paundë të një makine Audi kur konflikti me fqinjin u bë i dhunshëm.

Rezidentët e zemëruar të vendbanimit relativisht të shtrenjtë të Oldfield Brow në Manchester, postuan peticionin e tyre duke i kërkuar këshillit bashkiak largimin e Luckettit nga shtëpia e saj me tre dhoma gjumi.

Në peticionin e tyre thuhej:

“Duam që Gemma të largohet nga Oldfield Brow për t’u siguruar që asnjë njeri ose familje tjetër të durojë  abuzimet e saj fizike e jo-fizike dhe që të jetojmë në paqe, pa frikë nga kjo grua dhe veprimet e saj. Ne nuk do të durojmë nënshtrimin si komunitet”.

Në gjykatën e Manchester, Lucketti pranoi tre akuza të shkaktimit të dëmeve kriminale dhe zotërimit të një arme sulmuese.

Ajo pranoi të largohet nga zona me një marrëveshje të ndërrimit të shtëpisë.

Një fqinje e saj tha në gjyq: “Kam ngritur një gardh 5 metra të lartë pasi Gemma me theu derën e pasme. Nuk dal dot për të shkuar në pazar pasi trembem se do ta has rrugës. Ajo justifikohet me problemet e shëndetit mendor, por kjo është diçka tepër e thjeshtë për ta bërë”.

FOTO GALERI
1/7
Por sjellja anti-sociale e 37 vjeçares Gemma Lucketti, mori së fundmi shpërblimin “e merituar”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA