Miliarderja e re amerikane Kylie Jenner ka tmerruar fansat me fotot e fundit të fushatës së saj të kozmetikës.

E zhveshur dhe e mbuluar me gjak, ajo promovoi bashkëpunimin e saj të ardhshëm të quajtur “Nightmare On Elm Street” për linjën e saj Kylie Cosmetics.

Flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe të errët ishin të lagura dhe të lirshme, ndërsa ajo mbulonte trupin me duart e saj.

Por fansat nuk i pritën mirë fotot, ndërsa e bombarduan me kritika miliarderen.

Një përdorues shkroi: “Nuk më pëlqen aspak kjo duket satanike…. JO vëlla thjesht jo!”

Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin e Wes Craven të vitit 1984  për koleksionin e vjeshtës, sepse në film Freddy Krueger gjuan adoleshentë të pafajshëm, shumë prej të cilëve janë vajza.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel