Shiste ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së Covid-19, ndalohet në Rinas një tjetër administrator

11/10/2021 15:46

Një tjetër administrator rrjeti farmaceutik është ndaluar në Rinas pasi akuzohet për shitjen e medikamenteve të dyshuara kontrabandë.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, finalizuar me datë 08.10.2021, nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe sherbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Ditën e sotme, Gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për administratorët e subjekteve farmaceutike që u hetuan për shitje të medikamenteve kontrabandë gjatë periudhës së Covid-19.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tregon se ilaçet që u shitën në treg me çmim shumë herë më të lartë se sa u blenë janë: “inhixa, clexane, favira, alphagan, cyrotex, aricept, medro, co aprovel.”

Dyshohet se këto ilaçe u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra. Të njëjtat burime konfirmojnë se të gjitha medikamentet që futeshin pa u regjistruar kryesisht përdoreshin për trajtimin e Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA